E ushqente prej 2 vitesh, krokodili sulmon dhe vr*t punonjësin në park

E ushqente prej 2 vitesh, krokodili sulmon dhe vr*t punonjësin në park

Një punonjës i një parku aventurash në Papua Guinenë e Re ka humbur jetën pasi u sulmua nga një krokodil për të cilin kujdesej prej rreth dy vitesh. Ngjarja ndodhi gjatë ushqyerjes së kafshës në Parkun e Aventurave në Port Moresby. Sipas dëshmitarëve, punonjësi kishte sjellë një pulë pranë gardhit për të ushqyer krokodilin, kur zvarraniku e kapi nga këmbët dhe tentoi ta tërhiqte në ujë. Krokodili e mbajti punonjësin për rreth një orë. Për ta liruar, policia u detyrua të qëllonte kafshën më shumë se 10 herë. Pas shpëtimit, punonjësi u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë të dielën në mëngjes nga plagët e marra. Punonjësi kishte rreth dy vite që punonte në park. Aty organizoheshin edhe demonstrime të ushqyerjes së krokodilëve...