No Image Available

E trishtë! U aksidentua me motor teksa kthehej nga shkolla, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor në Balldre të Lezhës i ka marrë jetën një 16-vjeçari, A.Xh. I mituri u aksidentua më 26 tetor, teksa po kthehej nga shkolla me çiklomotor, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25, në aksin dytësor Balldre–Rraboshtë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, 16-vjeçari dyshohet se humbi kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe u rrëzua, duke pësuar dëmtime të rënda. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmën mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i mituri ndërroi jetë. Policia po vijon procedurat për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.