E shtunë protestash në Tiranë! Studentët do të mblidhen te Ministria e Arsimit, proteston edhe PD
pamje nga protestat e kaluara TIRANË- Tirana do të përfshihet sot nga protestat, me studentët dhe opozitën që kanë paralajmëruar tubime kundër qeverisë. Studentët do të zhvillojnë sot protestën e radhës kundër qeverisë. Në orën 12:00, studentët do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në orën 14:00 do ta zhvendosin protestën para Kryeministrisë. Krahas studentëve, në protestë pritet të marrin pjesë edhe pedagogët. Këta të fundit, prej ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor dhe u janë bashkuar kërkesave të studentëve. Por, këtë të shtunë, protesta e studentëve nuk do të jetë e vetmja. Në orën 12:00 gjithashtu, Partia Demokratike ka njoftuar protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve nga i gjithë vendi që...
Burimi:
zeri.ai