E shtuna e protestave, Tirana “epiqendra” e tubimeve! Studentë, pedagogë dhe PD pritet të “ndezin” kryeqytetin

E shtuna e protestave, Tirana “epiqendra” e tubimeve! Studentë, pedagogë dhe PD pritet të “ndezin” kryeqytetin

foto ilustruese TIRANË- Nesër, Tirana pritet të përfshihet nga një valë protestash të paralajmëruara përgjatë ditës. Tubimet do të nisin që në orën 10:00, ku pedagogët pritet të mblidhen pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ndërsa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Më pas, në orën 12:00, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga grupime të tjera studentore, pritet të zhvillojnë protestën e tyre duke marshuar drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Në të njëjtën orë, edhe Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj kombëtare, të cilën e ka njoftuar në mbështetje të studentëve. Mobilizimit pritet t’i bashkohen edhe studentë nga rrethet, të cilët do të udhëtojnë nesër drejt kryeqytetit për t'iu bashkuar protestës. Ndërkohë, gjatë javës, tubime janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, teksa gjimnazistë...