Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E RRALLE! Partitë në Shkodër “i bashkon” futbolli…bien dakord të ndërpritet numërimi
👁6061
Foto ilustruese SHKODËR- Qendrat e numërimit në Shkodër, 4 të tilla, do të pezullojnë punën përkohësisht. Të gjithë numëruesit, ata të Partisë Demokratike, Socialiste dhe SocialDemokrate, u bashkuan për të bërë këtë kërkesë. Shkak është bërë ndeshja finale e “Final 4”, Vllaznia-Egnatia, e cila do të përcaktojë edhe skuadrën kampione të Shqipërisë. Pas 24 vitesh, Vllaznia ka mundësinë të shpallet kampione, ndërkohë që Egnatia do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar sezonin e shkuar. Ndaj edhe një event i tillë nuk mund të humbet nga komisionerët dhe numëruesit./ZËRI