E rëndë në Shkodër/ 16- vjeçari humb drejtimin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë në vend

E rëndë në Shkodër/ 16- vjeçari humb drejtimin e motorit dhe del nga rruga, ndërron jetë në vend

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burimi: Javanews.al