E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna e stadiumit

E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna e stadiumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku po luhej ndeshja e Superiores mes Egnatias dhe Elbasanit. Në minutën e 79-të, një tifozë i ekipit vendas ka rënë nga tribuna, nga një lartësi rreth 2.5 metra. Lojtarët që panë momentin ndalën menjëherë lojën dhe thirrën stafet mjekësore, të cilat i dhanë ndihmën e parë, ndërsa më pas ambulanca e transportoi në spital tifozin. Rreth 10 minuta pas ngjarjes u komunikua se tifozi ndodhi jashtë rrezikut për jetën dhe takimi vijoi sërish.
Burimi: Argjiroja.net