Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e mitur, arrestohet 36-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Patos në fshatin Sheqishtë. Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksulale me të bijën vetëm 12-vjeçe. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.