E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

Një krim i rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës sot (9 tetor), me dy të vrarë dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit. Viktimat dhe autori kanë lidhje familjare mes tyre. “Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Po ashtu ne vendin e ngjarjes ka dal...