Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E rëndë në Kosovë! 34-vjeçari plagos të dashurën, më pas vret veten
👁6696
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Prishtinës! Një 34-vjeçar ka humbur jetën në rrugën “B” në Prishtinë, kurse një vajzë 30-vjeçare është plagosur. Dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten. Sipas mediave në Kosovë, 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital. Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. /vizionplus.tv