Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë në Itali/ Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja, mjekët përpiqen të shpëtojnë foshnjën me…
Një grua shtatzënë, gati nëntë muajshe shtatzënë, ra nga kati i dytë i një ndërtese në Terni të Italisë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ia doli të mbijetonte ndërsa gruaja ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Hetuesit ngrenë dyshime se gruaja ka tentuar vetëvrasjen, ndërsa incidenti ndodhi të dielën në mëngjes. Hetimet e policisë, zbuluan se ajo po trajtohej për një sërë problemesh shëndetësore, teksa gruaja jeton me bashkëshortin e saj dhe çifti nuk ka fëmijë të tjerë./ ANSA.