Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
E rëndë në Gjermani/ 46-vjeçari shqiptar plagos tre persona, mes tyre edhe një 11-vjeçare, shkak zhurma që po bënin fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale) të dielën në mesditë, ku një shqiptar i Kosovës goditi me thikë disa persona përpara një ndërtese banimi në zonën e njohur si Magistrale. Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit. Mes të plagosurve është edhe një vajzë 11-vjeçare. Autoritetet thanë se të plagosurit janë një burrë 29-vjeçar me plagë të rënda, një burrë tjetër 47-vjeç me lëndime të lehta dhe një vajzë e mitur që fatmirësisht ka pësuar vetëm plagë të lehta me prerje. Të tre janë dërguar me urgjencë në spital...