E rëndë në Gaza, kamioni me ndihma ushqimore përmbyset mbi turmën e njerëzve! Të paktën 20 viktima, shkaqet ende enigmë

E rëndë në Gaza, kamioni me ndihma ushqimore përmbyset mbi turmën e njerëzve! Të paktën 20 viktima, shkaqet ende enigmë

Të paktën 20 palestinezë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi katër kamionë që transportonin ndihma ushqimore u përmbysën në Rripin e Gazës, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi. Sipas një deklarate të zyrës së medias qeveritare në Gaza, një nga kamionët u përmbys mbi një turmë njerëzish në pjesën qendrore të rajonit, duke shkaktuar viktima të shumta. Ngjarja ndodhi teksa qytetarët po përpiqeshin të siguronin ushqime dhe mallra të tjera të domosdoshme. Agjencia e mbrojtjes civile raportoi më vonë se gjithsej katër kamionë tregtarë u përmbysën, me shkakun e mundshëm të rrugëve të dëmtuara dhe të rrezikshme në zonë. Sipas një shoqate lokale transporti, 26 kamionë po transportonin mallra për tregtarët e Gazës, pasi Izraeli kishte rënë dakord...