Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E rëndë në Fier, 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë
👁5258
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Viktima është shtetasi G. P., 56 vjeç, i cili dyshohet ka konsumuar fostoksinë, në banesën e tij, në fshatin Topojë, dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, teksa ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 56-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem. Policia thotë se e ka referuar rastin në Prokurorinë e Fierit, ku kanë nisur hetimet.