E rëndë në Ersekë! 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë

E rëndë në Ersekë! 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë

FOTO ILUSTRUESE ERSEKË-Një person ka ndërruar jetë, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Sipas informacioneve, 65-vjeçari me iniciale A.A. ka qenë duke punuar në tokën e tij kur ka ndodhur ngjarja. Këta të fundit kanë parë të gjithë ngjarjen dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. "Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, njofton policia.
Burimi: Zeri.ai