E rëndë në Elbasan/ U vihet zjarri disa varrezave, s’dihen autorët

E rëndë në Elbasan/ U vihet zjarri disa varrezave, s’dihen autorët

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në qytetin e Elbasanit. Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën një parcele në varrezat e Elbasanit, duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të varreve, kryesisht varreza të vjetra ku dyshohet se prehen fëmijë. Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij rasti të parecedentë, apo personat që kanë djegur varret. Deri më tani nuk ka asnjë reagim institucional nga Bashkia e Elbasanit apo të ketë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.
Burimi: Syri.net