E rëndë në Berat, një 40-vjeçar nga Duhanasi i jep fund jetës

E rëndë në Berat, një 40-vjeçar nga Duhanasi i jep fund jetës

Një 40-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat ka humbur jetën pasditen e sotme, duke u vetëvarur. Viktima, i identifikuar me inicialet F.K., kishte probleme të shëndetit mendor dhe është gjetur i vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë së tij. Familjarët e tij kanë njoftuar policinë, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës nga zona e thepisur ku ai e kishte realizuar vetëvrasjen.
Burimi: Sot.com.al