E refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë sepse i kërkuan të ndahej nga gruaja

E refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë sepse i kërkuan të ndahej nga gruaja

Kush ishte Xhelal Pashë Bushati? Njeriu që dy herë refuzoi postin e mbretit të Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhëndëri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime të jetonte dhe të vdiste në Tirane pasi i shoqi kishte ndërruar jete? Nga Hasan Bello Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetem me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit. Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare...