E quajtën burrë pa moral dhe tradhtar, por Hasheku u tall me botën me “Ushtari i mirë Shvejk”

E quajtën burrë pa moral dhe tradhtar, por Hasheku u tall me botën me “Ushtari i mirë Shvejk”

Po të ishte për mua, librin e Jarosllav Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”, pa asnjë mëdyshje do ta rendisje te pesë librat më të bukur që është shkruar ndonjëherë. Jam i një mendje me gazetarin satirik gjermano – hebre Kurt Tuholskin (Kurt Tucholsky), kur thotë se “Për mua, ky libër nuk ka asnjë barasvlerë të njohur në letërsinë botërore”. Dikush edhe mund të më kundërshtojë, pasi kjo është tepër personale, por unë e kam këtë bindje, ndofta edhe për faktin që e kalova një pjesë të madhe të jetës si oficer në ushtri. Dikush e ka quajtur ushtrinë një lodër...