E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!
Hajdutët kanë vjedhur 30 mijë shishe verë, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh, nga një kantinë prestigjioze italiane, raportojnë mediat në Itali. Kompania Marchesi Antinori, një nga prodhuesit më të mëdhenj të verës në pronësi familjare në Itali, bëri të ditur se vjedhja ndodhi të shtunën, në një magazinë në Toskanë, ndërsa kompania po përgatitej të dërgonte një ngarkesë për klientët jashtë vendit. Sipas raportimeve, të paktën shtatë persona të maskuar dyshohet se çaktivizuan alarmet, fikën kamerat e sigurisë dhe përdorën mjetet e kompanisë për të ngarkuar shishet në dy kamionë të mëdhenj. Mes verërave të vjedhura ishin etiketat e njohura toskane Tignanello, Solaia dhe Guado al Tasso. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Renzo Cotarella, i tha gazetës Corriere della Sera se kjo...
Burimi:
javanews.al