E pazakontë/ Ish-kreu i SPAK Altin Dumani kërkon që gjyqet të bëhen pa avokatë në sallën e GJKKO-së!

E pazakontë/ Ish-kreu i SPAK Altin Dumani kërkon që gjyqet të bëhen pa avokatë në sallën e GJKKO-së!

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve. Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të reja secilin. SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten. Ky është një zhvillim i pazakontë jo vetëm juridik, por edhe ligjor, pasi shkelen të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare. Gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve të ndihmësve juridikë falas. “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e...