E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!
Një emër që tërheq vëmendjen për shkak të ngjashmërisë me dy nga diktatorët më famëkeq të historisë ka bërë bujë në Peru. Hitler Mussolini Simeón Flores, 45 vjeç, është zgjedhur kryetar i distriktit të vogël të Queropalca-s, në rajonin Huánuco, në Andet peruane, pasi fitoi zgjedhjet lokale me vetëm 25 vota diferencë. Simeón Flores garoi për partinë e qendrës së majtë Ahora Nación dhe mori 229 vota, ose 34.5 për qind të 663 votave të vlefshme. Rivali i tij më i afërt, Gaspar Benilde Osorio Zambrano, nga partia Peru Popular Renewal, mori 204 vota, ose 30.8 për qind. Distrikti i Queropalca-s ka pak më shumë se 730 banorë, sipas të dhënave zyrtare të vitit 2024. Për këtë arsye, gara u zhvillua në një komunitet të...
Burimi:
javanews.al