E papritur! Bes Kallaku dhe Xhensila bëhen bashkë, protesta e studentëve “i bashkon”

E papritur! Bes Kallaku dhe Xhensila bëhen bashkë, protesta e studentëve “i bashkon”

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për protestat e studentëve në Tiranë. Edhe pse prej kohësh kanë ndarë rrugët në jetën personale, dy artistët kanë zgjedhur të reagojnë ndaj zhvillimeve të fundit në kryeqytet, duke shpërndarë në rrjetet sociale materiale që lidhen me protestën. Aktori Bes Kallaku ka publikuar në Instagram videon e një studenteje, e cila mes lotësh fliste për vështirësitë ekonomike dhe kushtet e jetesës në Shqipëri. E reja ngriti shqetësimin për kontrastin mes pasurive të politikanëve dhe të ardhurave të qytetarëve, duke përmendur pagat prej rreth 500 eurosh, të cilat shpesh nuk mjaftojnë as për të mbuluar qiranë dhe shpenzimet bazë. “Nuk e di kush je, por hallall qumështi i nënës”, shkroi Kallaku krahas videos, duke vlerësuar...