E pabesueshme/ Ekipi i Armando Brojës prek fundin në Angli! Po fitonte 1-4 në të 62, Cardif e përmbys në 5-4

E pabesueshme/ Ekipi i Armando Brojës prek fundin në Angli! Po fitonte 1-4 në të 62, Cardif e përmbys në 5-4

Një çmenduri e vërtetë ishte ndeshja e luajtur në Championship mes Cardif dhe Burnley. Duket se edhe largimi i trajnerit Hayen me zëvendësimin e Celestini nuk ka ndryshuar situatën te Burnley. Ekipi ku luan edhe Armando Broja, që vazhdon të jetë i dëmtuar, ka prekur fundin dhe duket se këtë vit do të luftojë për mbijetesën në Championship. Deri në minutën e 62, gjithçka foli për Burnley që po fitonte 1-4. Megjithatë përmbysja e madhe erdhi nga Cardif me golat e shënuar nga Salech në të 65 dhe Moylan me penallti në të 75. Kështu ndeshja shkon në 3-4, por Salech realizoi dopietë dhe barazoi takimin. Vendasit nuk kishin dëshirë të kënaqeshin me barazimin dhe besuan deri në fund ku Robertson dhuroi një perlë nga...