Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“E nisën ata…”, plas lufta mes Tajlandës dhe Kamboxhias, shumë viktima dhe të plagosur
Një konflikt i armatosur ka shpërthyer këtë të enjte, më 24 korrik, në kufirin mes Kamboxhias dhe Tajlandës, si pasojë e të cilit ka shumë viktima dhe të plagosur, ndërkohë që të dyja vendet fajësojnë njëra-tjetrën se e ka nisur sulmin e para. Siç shkruan “The Guardian”, luftimet e ashpra nisën mëngjesin e sotëm pranë tempullit hindu Khmer, Ta Muen Thom, pas javësh tensioni në rritje mes dy fqinjëve të Azisë Juglindore. Të dy vendet pretendojnë se pala tjetër ka hapur zjarr e para. Ushtria tajlandeze tha se trupat kamboxhiane kanë qëlluar pranë tempullit dhe kanë dërguar një dron vëzhgues përpara...