Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
E keqja e shqiptarit nga mendësia “kështu e don politika”
Nga: Tafil Boletini (nga vepra Kujtime I, pjesët Përgatitje për në Epir dhe Rebelët sulmojnë Durrësin – tituli i mësipërm është i redaksisë së Telegrafit) Në muajin maj 1914, kryeministri Turhan Pasha iu ban një apel Isa Boletinit dhe Bajram Currit në emën të patriotizmit, për me iu shkue në ndihmë vllaznëve në Korçë e Gjirokastër që e kishte pushtue greku, ku bandat terroriste me torturat ma barbare e çnjerëzore digjnin, piqnin dhe masakronin gra e fëmijë për me shfarosë popullin shqiptar muhamedan. Me një fjalë, një pjesë e Korçës dhe e Gjirokastrës ishin ba kasaphanë njerëzish, që coptoheshin me thika simbas zakonit alla grek. Reklama Sado që me Esad Pashën nuk bashkoheshin, për këtë çështje thjesht patriotike, për me shpëtue atë pjesë të atdheut...