“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit
Debatet për dhunën e ushtruar gjatë protestave të fundit kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, këtë të mërkurë. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi që përpara diskutimit të projektbuxhetit 2027 të trajtoheshin çështjet që lidhen me dhunën ndaj protestuesve, ndërsa deputetët e mazhorancës kërkuan vijimin e punës me rendin e ditës. Në nisje të diskutimeve, Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në komision, duke përmendur Gogun dhe Ministrin e Brendshëm, të cilin tha se e kishte kërkuar për të raportuar. “Ky komision nuk mund të funksionojë jashtë realitetit. Gogu sot nuk është paraqitur në Komision. Kam kërkuar edhe Ministrin e Brendshëm dhe nuk ka ardhur. Kemi pasur dhunë ndaj qytetarëve, por edhe gazetarëve....
Burimi:
javanews.al