Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E FUNDIT | Tirana ndahet nga trajneri Shkëmbi, avancon kandidatura e Ditmar Bicajt si trajner! Ruanda pret përgjigje por…
19 Qershor 2025 21:20 Telesport Klubi i Tiranës ka bërë zyrtar sonte “divorcin” me trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili u ka dhënë lamtumirën me mirëkuptim bardhebluve. Palët kishin kontratë edhe për një tjetër sezon, por ditën e djeshme është gjetur dje akordi për mbylljen e bashkëpunimit dypalësh. “Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi. Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në...