E fundit nga Anglia!!! Carrick në “fije të perit”, Nagelsmann pritet të ulet në stolin e Manchester United

E fundit nga Anglia!!! Carrick në “fije të perit”, Nagelsmann pritet të ulet në stolin e Manchester United

22 Tetor 2026 12:30 Telesport Trajneri gjerman Julian Nagelsmann pritet të jetë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United, nëse Michael Carrick shkarkohet këto ditë. Lajmi është konfirmuar nga “Telegraph Sport”. Humbja dëshpëruese e United me rezultatin 4-1 ndaj Como në Champions League e ka çuar në shtatë numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore për Carrick, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij si trajner i “djajve të kuq”. Raportet sugjerojnë se pozita e Carrick është “në fije të perit”, pas humbjes poshtëruese ndaj Como. Kanë nisur spekulimet rreth zëvendësuesve të mundshëm të Carrick, ku ish-trajneri i Gjermanisë, Nagelsmann, kryeson listën e kandidatëve. Sipas “Telegraph Sport”, ish-trajneri i Bayern Munich dhe Leipzig është i interesuar për postin në “Old Trafford”. 39-vjeçari u...