E FUNDIT/ Humbja në derbi i kushton shtrenjtë, Partizani shkarkon trajnerin
Një lajm i rëndësishëm vjen nga kampi i Partizanit. Klubi kryeqytetas ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” shkarkimin e trajnerit Bratu. Humbja në derbi i ka kushtuar shtrenjtë Bratusë, i cili nga sot nuk do të jetë më në krye të stolit të Partizanit. “FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit të tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com