Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E enjte me temperatura të larta, ja qytetet ku termometri shënon 36 gradë C
👁9797
Këtë të enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe hera-herës deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10-14 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë. Në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër termometri shënon 36 gradë C. Top Channel