E dyta më e shtrenjtë në Europë! Kostoja e një foshnje në Shqipëri, sa 66% e pagës mesatare vjetore
Të rrisësh një foshnjë në Shqipëri rezulton veçanërisht e kushtueshme, si në vlerë absolute, ashtu edhe në raport me të ardhurat. Sipas një përllogaritjeje të Remitly, produktet bazë për vitin e parë të jetës kushtojnë rreth 5,532 euro, shumë që përfaqëson rreth 66% të pagës mesatare vjetore. Të dhënat u publikuan nga Euronews. Me këtë peshë, Shqipëria renditet e dyta më e shtrenjtë në Europë në raport me pagën mesatare, pas Moldavisë, ku kostoja arrin në 88.8% të pagës vjetore. Mesatarja për 36 vendet e analizuara është vetëm 20.9%. Edhe në vlerë nominale, Shqipëria është ndër vendet më të shtrenjta. Me një kosto prej 5,532 eurosh për produktet bazë të foshnjës, ajo renditet e nënta më e shtrenjtë mes 38 vendeve europiane të analizuara. Përpara...
Burimi:
gijotina.com