E drejta për abort në Suedi hyn në Kushtetutë, Parlamenti suedez miraton me 292 vota pro
Parlamenti suedez ka miratuar futjen në Kushtetutë të së drejtës për abort, pas një votimi të zhvilluar javën e kaluar. Në votim, 292 deputetë votuan pro, 51 kundër dhe gjashtë munguan. Ndryshimi parashikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, sipas njoftimit të parlamentit. Kështu, e drejta për abort në Suedi merr mbrojtje kushtetuese, një iniciativë e lansuar nga qeveria e kryeministrit Ulf Kristersson. Dispozita e re përcakton se një grua shtatzënë ka të drejtë të ndërpresë shtatzëninë sipas rregullave të përcaktuara me ligj. Detajet do të vazhdojnë të rregullohen me ligj, pa e kthyer këtë të drejtë thjesht në një formalitet ose në diçka praktikisht të pazbatueshme. Në vitin 2023, qeveria emëroi një komision ndërpartiak për të drejtat dhe liritë themelore,...
Burimi:
kohajone.com