Kush është ajatollahu iranian që vizitoi Sarajevën?

Kush është ajatollahu iranian që vizitoi Sarajevën?

Një klerik i lartë iranian, i cili për një periudhë të shkurtër ushtroi bashkë me dy zyrtarë të tjerë kompetencat e udhëheqësit suprem të Iranit pas vdekjes së ajatollah Ali Khamenei, vizitoi Sarajevën. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane të distancohen nga politikat e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit ndaj Teheranit. Ajatollahu Alireza A’rafi i tha mediumit boshnjak Klix.ba se Irani “nuk njeh vija të kuqe kur bëhet fjalë për vetëmbrojtjen”. Ai shprehu dëshirën për t’i thelluar raportet me Bosnje e Hercegovinën në fushat e kulturës, arsimit dhe artit. Më 15 nëntor, A’rafi mori pjesë në ceremoninë ku Nexhad Grabus mori detyrën e kreut të Bashkësisë Islame në Bosnje e Hercegovinë. Vizita mund të ketë rëndësi edhe përtej diplomacisë fetare. A’rafi është zyrtari më...