‘E dimë kush nga ata është gjallë’/ I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael

‘E dimë kush nga ata është gjallë’/ I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael

I dërguari special amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, u takua sot në Tel Aviv me familjarët e pengjeve izraelite që mbahen ende në Rripin e Gazës, duke përcjellë një mesazh të qartë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara në çështjen e tyre. “Do të kthejmë fëmijët tuaj. Hamasi do të mbahet përgjegjës për çdo veprim të dëmshëm. Ne do të veprojmë drejt edhe për popullin e Gazës,” citohet të ketë thënë Witkoff, sipas një deklarate të shpërndarë nga Forumi i Familjeve të Pengjeve. Ai shtoi se SHBA ka njohuri të sakta mbi gjendjen e disa prej pengjeve dhe...