“E dija që Partizani me të nuk bënte hajër”! Edmond Dosti flet për trajnerin: Gaz Demi duhej të reagonte më shpejt

“E dija që Partizani me të nuk bënte hajër”! Edmond Dosti flet për trajnerin: Gaz Demi duhej të reagonte më shpejt

Ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Edmond Dosti, komentoi shkarkimin e trajnerit Florin Bratu pas humbjes 1-3 në derbin ndaj Tiranës. I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” me Drilon Xhepollarin në Euronews Albania, Dosti u shpreh se largimi i trajnerit rumun ishte i pritshëm, por sipas tij, përgjegjësia për rezultatet e dobëta të të kuqve nuk duhet të mbetet vetëm te trajneri. Dosti tha se e kishte kundërshtuar që në fillim emërimin e Bratus, duke argumentuar se ai merrte drejtimin e një skuadre me të cilën nuk kishte njohje të mëparshme. “Unë e kam thënë që kur është lajmëruar si trajner i Partizanit se me këtë nuk ka për të bërë hajër, për shumë arsye. Erdhi nga Rumania, ku ekipi ku kishte qenë kishte...