“E di që ke probleme me formimin…”/ Plas përsëri në mbledhjen e KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat…

“E di që ke probleme me formimin…”/ Plas përsëri në mbledhjen e KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat…

Rikthehen tensionet në mbledhjen e KLP-së teksa diskutohen kandidaturat për Kryeprokurorin e ri. Një situatë tjetër e pazakontë është krijuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa vijon procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas gazetares Anila Hoxha, gjithçka nisi në mbledhjen e kaluar të KLP-së, kur kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Ylli Pjeternikaj, kërkoi përjashtimin e Vat Stakës nga procedura. Pas kësaj, kërkesat vijuan njëra pas tjetrës. Vat Staka kërkoi përjashtimin e Zeqir Hodës, Hoda kërkoi përjashtimin e Sokol Stojanit, ndërsa Stojani kërkoi përjashtimin e kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani. Ndërkohë, gjatë mbledhjes së ditës së sotme, Stojani ka debatuar me Bogdanin, ndërsa janë përplasur me njëri-tjetrin edhe për çështjen e formimit. Stojani i ka thënë kryetares se ajo...