E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!
Cristiano Ronaldo është gati të lërë kombëtaren portugeze pas përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus. Kjo është ajo që zbulon gazetari luzitan i CNN, Rui Santos sipas të cilit ylli i futbollit botëror nuk do të veshë më fanellën e Portugalisë përsa kohë që në pankinë të jetë pikërisht Jorge Jesus. Krisja mes të dyve është shumë e thellë dhe erdhi pasi 41 vjeçari u la në stol gjatë gjithë 90 minutave në sfidën me Norvegjinë e vlefshme për Nations League, një vendim që e shtyu Cristiano Ronaldon që të braktisë grumbullimin e skuadrës në mes të kësaj fushate duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike. Nga ana e tij ish trajneri i Al Nassr konfirmoi me vendosmëri linjën e tij të menaxhimit duke shpjeguar se...
Burimi:
javanews.al