E bija e hënës dhe e diellit

E bija e hënës dhe e diellit

Nga libri i Mitrush Kutelit “Tregime të Moçme Shqiptare”. Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi : – Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçedra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë… Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës. Ajo i tha: – Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm në mal të kuçedrës të gjuash! Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u...