Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Eraldo Fizin, i akuzuar për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Xhuana Nikollaj. Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje Fizi ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, por vetëm në një rast dhe jo në mënyrë sistematike. Sipas dëshmisë së tij, episodi i dhunës ka ndodhur një ditë përpara se 25-vjeçarja të konsumonte fostoksinë. Për masën e sigurisë, Fizi dhe avokati i tij mbrojtës nuk kanë kërkuar një masë tjetër, duke pranuar arrestimin me burg deri në përfundim të hetimeve. I arrestuari mësohet se ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. Gjatë dëshmisë në polici, Fizi ka deklaruar se e kishte dashur Xhuana Nikollajn prej rreth shtatë vitesh. Sipas tij, çifti...
Burimi:
javanews.al