Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe me nofkën “Shkambi”, dhe Vinçens Piroli janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie. Gazetari Elvis Hila raportoi për RTSH se tre të arrestuarit u shoqëruan drejt ambienteve të gjykatës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Ata u vunë në pranga pak ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat. Sipas Policisë, tre personat Elden Tarja, 25 vjeç, banues në Barbullush; Kristian Ymeri, 34 vjeç, banues në Kamzë dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin dyshohen për bashkëpunim në planifikimin e një vrasjeje. Sipas të dhënave të Policisë, dy prej të arrestuarve u konstatuan duke lëvizur me një...