Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia shoqëron tre persona

Dyshohet se kanë lidhje me zjarrin masiv që përfshiu Himarën, Policia shoqëron tre persona

Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme. Siç raportohet, pas marrjes në pyetje, dy prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa personi i tretë vijon të qëndrojë në ambientet e Komisariatit të Himarës, ku po merret ende në pyetje nga grupi hetimor. Për momentin, policia nuk ka një person të identifikuar si autor apo të dyshuar kryesor për vënien e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së flakëve. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe nëse personat e shoqëruar kanë ndonjë përgjegjësi në lidhje me ngjarjen.