Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohet se janë përfituar nga krimi, sekuestrohen prona me miliona euro të 45-vjeçarit me dy emra nga Gjirokastra
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar pasuritë e 45-vjeçarit Katan Baho alias Sokrat Baho dhe të familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë sekuestro te bizneset, vilat dhe automjetet e 45- vjeçarit. Njoftimi i policisë DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”. Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me...