Dyshimet për spiunazh tronditin Berlinin: Ish-kreu i inteligjencës gjermane nën hetim për lidhje me njeriun besnik të Putinit

Dyshimet për spiunazh tronditin Berlinin: Ish-kreu i inteligjencës gjermane nën hetim për lidhje me njeriun besnik të Putinit

August Hanning, i cili gjendet në paraburgim, mbante kontakte me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më radikalë të Vlladimir Putinit. Një hulumtim i gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” shpalos dyshime serioze. Patrushevi ka qenë aktiv edhe në Ballkan. Prokuroria Federale e Gjermanisë ka nisur një hetim ndaj ish-shefit të Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, nën dyshimin për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit. Ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit të tij me Azerbajxhanin në çështje të lobimit në fushën e energjisë, vëmendja e opinionit publik po përqendrohet edhe te kontaktet e Hanningut me rrethin më të ngushtë të pushtetit në Kremlin. Këtë e zbulon një hulumtim i gazetës «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» (FAS). Sipas hulumtimit, Hanningu ka mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme...