Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dyfishohet numri i vizitorëve nga Afrika dhe Azia/ Në tre muaj në Shqipëri erdhën 3.3 milionë vizitorë
👁5302
Gjatë muajit mars 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.154.288 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër shënon një rritje modeste prej 0.3%. Nëse flasim për përbërjen e tyre, rezulton se kanë hyrë 604.523 shtetas shqiptarë dhe 549.765 shtetas të huaj. Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territor ka pësuar një rritje prej 3.3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i shtetasve të huaj është ulur me 2.7%. Përsa i përket daljeve nga...