Dyfishimi i akcizës uli me 63% prodhimin e mikrobirrarive, operatorët kërkojnë regjim të diferencuar

Dyfishimi i akcizës uli me 63% prodhimin e mikrobirrarive, operatorët kërkojnë regjim të diferencuar

Shoqata e Mikrobirrarive kërkon ndryshimin e regjimit të akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës, pasi norma aktuale prej 710 lekësh/HL, në fuqi që nga janari 2023, ka rritur kostot dhe ka ndikuar në tkurrjen e sektorit. Kërkesat përfshijnë akcizë të reduktuar ose përjashtim për prodhuesit deri në 500 mijë litra në vit, lehtësim të procedurave administrative dhe trajtim të veçantë për prodhimin e përdorur në prova dhe kërkim-zhvillim. Shoqata argumenton se diferencimi fiskal lejohet nga direktiva europiane dhe zbatohet edhe në Shqipëri për verën. Për shkak të mospërballimit të kostove dhe reduktimit të punishteve, në një letër dërguar Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, mikrobirraritë kërkojnë një regjim të diferencuar të akcizës dhe procedurave për këto biznese. Në letrën dërguar Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Shoqata e...