Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dy tregime nga përmbledhja “Pse hesht, Have?” e Selma Skenderoviq
Përktheu nga sllovenishtja: Nikollë Berishaj Fytyra pa emër Nuk është me rëndësi se çfarë kombi je, derisa e di se je slloven, kroat apo francez. Ndoshta gjerman, danez, polak … Nuk është me rëndësi se në cilin zot beson, derisa nuk të shohin, që atë e adhuron publikisht, me burkë, ose me kryq rreth qafe. Po nëse je ateist që nuk ka atdhe? Kur e pashë për të parën herë, mendova se ishte e pastrehë. Flinte në bankë në mes të Koprit. Për një çast dëshirova të isha ajo. Askush. Përtace, e dehur, pa probleme dhe e harruar nga e...