Dy të vdekur e tre te plagosur nga aksidenti i një natë më parë, ndërron jetë çifti i bashkëshortëve

Dy të vdekur e tre te plagosur nga aksidenti i një natë më parë, ndërron jetë çifti i bashkëshortëve

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00, në aksin Shkodër–Lezhë, pranë fshatit Dajç, ku janë përfshirë një automjet tip fuoristradë dhe një mjet trajler. Si pasojë e përplasjes fatale, kanë humbur jetën bashkëshortët Refije Ç, rreth 56 vjeçe, dhe Luan Ç, rreth 60 vjeç. Ngjarja tragjike ka lënë të plagosur rëndë edhe vajzën e tyre, shtetasen Alketa Ç, si dhe fëmijën e saj 3-vjeçar. Të dy janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu, në gjendje kritike për jetën ndodhet edhe drejtuesi i automjetit,...