Dy shtetas të Kosovës ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

Dy shtetas të Kosovës ekstradohen në SHBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës janë ekstraduar në SHBA, ku do të përballen me një aktakuzë për dëmtim të qytetarëve amerikane. “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën ndaj qeverisë amerikane për këtë çështje, duke forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurta si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së. Bëhet fjalë për dy të rinj – Ardit Kutleshin, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshin, 28 vjeç – të cilët ishin arrestuar më 12...

Burimi: Javanews.al