Dy profesorë amerikanë shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026: Ndihmuan në kulmet dhe stabilitetin ekonomik

Dy profesorë amerikanë shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026: Ndihmuan në kulmet dhe stabilitetin ekonomik

Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2026, për zhvillimin e modeleve të reja ekonomike që ndihmojnë qeveritë dhe bankat qendrore të përballojnë goditjet e jashtme dhe të stabilizojnë ekonominë. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi fituesit të hënën, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Stokholm. Sipas akademisë, puna e dy ekonomistëve ka kontribuar në përmirësimin e mënyrës se si institucionet publike kuptojnë dhe menaxhojnë luhatjet ekonomike, duke ndihmuar në zbutjen e periudhave të rritjes së shpejtë dhe të rënies së aktivitetit ekonomik. “Fituesit na kanë ndihmuar të zbusim kulmet dhe rëniet e ekonomisë”, thuhet në deklaratën e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Modelet ekonomike të zhvilluara nga Hall dhe Woodford synojnë t’u japin...